Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, hapi burgun më të madh me një kapacitet prej 40 mijë personash.
Në luginën e qytetit Tecoluca, 74 kilometra larg San Salvadorit, u hap burgu me një sipërfaqe prej 166 hektarësh, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Qendra e Anti-terrorit”, që thuhet se është burgu më i madh në kontinentet Amerikane, është hapur nga presidenti Bukele.
“Hapëm një burg që do të jetë një ndihmë e madhe në fitoren e plotë në luftën kundër bandave”, tha Bukele.
Zv/ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Publike, Osiris Luna, tha gjithashtu se kjo qendër është ndërtuar me teknologjinë më moderne dhe se burgu do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga 600 ushtarë, 250 policë dhe roje.
Më 27 mars në El Salvador u shpall gjendja e jashtëzakonshme për një muaj, ndërsa kjo masë është vazhduar çdo muaj.
Bukele më 30 qershor paralajmëroi intensifikimin e luftës kundër grupeve të armatosura.
Që nga fillimi i marsit të vitit të kaluar, më shumë se 100 njerëz janë vrarë në operacionet kundër anëtarëve të bandave në vend dhe më shumë se 58 mijë janë arrestuar.
Autoritetet fajësojnë bandën MS13 për ripërshkallëzimin e dhunës në vend.
El Salvadori, i cili ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, ka probleme serioze sigurie për shkak të bandave të fuqishme në vend./FolDrejt/