Diaspora TV është kanali më i ri televiziv në Zvicër, i cili do jep programe në tetë gjuhë të ndryshme. Nga migrantët për migrantët, por jo vetëm, shkruan foldrejt.com.
Zyrat e kësaj media ndodhen në Köniz të Bernit, kurse themelues i saj është Emmanuel Mark Bamidele. Siç thekson Mark-u, kjo media kërkon të tregojë anën e diversitetit në Zvicër, ku jetojnë shumë grupe etnike dhe konfesionale.
22 përqind e banorëve në Zvicër janë me origjinë të huaj dhe ata janë taksapagues po aq sa ato vendorë.
Në këtë televizion është punësuar edhe Makfire Vonmoos, e cila do drejtojë rubrikën për lajmet rreth Kosovës.
“Duam të tregojmë se personat me origjinë të huaj në Zvicër nuk janë pjesë e ndarë, por një trung i rëndësishëm i shoqërisë helvete,” thotë Vonmoos.
Përveç gjuhës helvete dhe shqipe, TV Diaspora do ketë programe edhe në gjuhën rumune, angleze, franceze, spanjolle, arabe dhe persiane./Foldrejt.co