Në Shqipëri është hapur festivali i dedikuar inovacionit, “InnFest 2023”, i cili për disa ditë me radhë do të mbledhë së bashku profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave.
Nën temën “Si do të lidhemi në të ardhmen” eventi do të organizohet në Parkun Olimpik në Tiranë, ndërkohë pjesë e tij janë disa aktivitete, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“InnFest” është një event i organizuar me panele të ndryshme diskutimi me temat kryesore qëndrueshmërinë dhe inovacionin, ndërsa pjesë do të jetë edhe muzika.
Eventi në datat 8-10 shtator do të organizohet nën bashkëpunimin e disa organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Qeverinë e Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës
“InnFest” do të mbledhë bashkë institucione, kompani dhe startup-e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, sipas organizatorëve për të shfaqur potencialin e tyre dhe risitë që zbatojnë në treg.
Përgjatë 3 ditëve do të ketë aktivitete me fokus sfidat që u parashtrohen novatorëve dhe profesionistëve të ndryshëm në të tashmen dhe sidomos në të ardhmen./FolDrejt/