Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se është hapur konkursi për pranimin e inspektorëve shëndetësorë, transmeton Fol Drejt.
Sipas Kurtit, hapja e këtij konkursi tregon edhe përmbushjen e premtimit për rritjen e numrit të kësaj kategorie të inspektorëve.
“Ashtu siç kemi premtuar numri i inspektorëve po rritet. Vetëm 12 inspektorë shëndetësorë ishin në Republikën e Kosovës. Shumë shpejt numri i tyre do të rritet për 25 sosh.
Pra, po e bëjmë trefishimin e numrit të inspektorëve shëndetësor, duke e ngritur atë në 37. Kjo padyshim do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Të gjithë ju të kualifikuar për këtë pozitë ju ftoj që të konkuroni.”, ka shkruar kryeministri në një postim në profilin e tij në Facebook./FolDrejt/