Dy orë pas përfundimi të votimit, është hapur kutia e parë, kështu duke bërë që të nis procesi i numërimit.
Si zakonisht, ky proces ka filluar në bashkinë e Pustecit.
Është një zonë me pak votues, ndaj edhe në çdo proces zgjedhor rezultati bëhet i ditur më herët sesa në bashkitë dhe njësitë e tjera administrative.