Togeri kosovar, Ismet Hashani, njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në përurimin e një burimi të ujit të pijshëm në shtetin mik të Tanzanisë, Afrikë.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Ky është postimi i plotë Ismet Hashanit:
Të dashur miq
Dëshiroj të ju njoftoj se sot me 27 shtator 2023, kam marr pjesë në përurimin e një burimi të ujit të pijshëm në shtetin mik të Tanzanisë, Afrikë.
Ky burim i shpuar në thellësi mbi 90 m, do të shuaj etjen e shumë familjeve më mijëra banor të disa fshatrave në distriktin Moshi.
Jam i lumtur dhe krenar se ky burim i ujit i hapur me ndihmën e njerëzve bamirës nga Republika e Kosovës ( qyteti i Gjilanit) nga sot do ta mbajë emrin e Heroit Rreshter Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht në mbrojtje të atdheut dhe demokracisë se shtetit tonë, duke rënë në altarin e lirisë e për të mos vdekur kurrë.
Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë vendin tonë, ta promovojmë vendin tonë dhe ne do ta duam republikën tonë.
Të nderuar miq, familjar, koleg e kolege, vëllezër e motra në momentin kur do të shohim peripecitë e njerëzve nëpër botë që me kilometra të tëra bartin dhe nuk kanë ujë të pijshëm, nuk rrugë, nuk kanë rrymë, nuk kanë ushqim për të ngopur fëmijët e tyre, sakrifica jonë në tokën e Kosovës, si një vend i bekuar duhet të jetë në vazhdimësi dhe pa shpërblim.
Ju përshëndes
Togeri Ismet Hashani
Moshi, (Chemka) Tanzania
27 shtator 2023
/FolDrejt/