Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, sot u hap Panairi Ndërkombëtar i Pajisjeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI).
Veprimtaria katërditore, që zhvillohet në qendrën “ExCel” në Londër, bashkon të gjitha shtyllat e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, hapësinore, tokësore, detare, të sigurisë, kibernetike dhe mbrojtjen e përbashkët, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Panairi i këtij viti prezanton mbi 2.800 furnizues të mbrojtjes dhe sigurisë, duke përfshirë më shumë se 230 ekspozues të rinj.
Me temën “Arritja e një force të integruar”, ekspozita thekson rëndësinë e integrimit në pesë fushat operacionale të mbrojtjes ajrore, kibernetike, aktiviteteve elektromagnetike (CEMA), mbrojtjen tokësore, detare dhe hapësinore.
Panairi “lidh qeveritë, forcat e armatosura kombëtare, udhëheqësit e industrisë dhe gjithë zinxhirin e furnizimit të mbrojtjes dhe sigurisë në një shkallë globale”, tha DSEI në faqen e saj të internetit.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë mijëra pjesëmarrës në vendin e ngjarjes, si dhe një audiencë ndërkombëtare në internet./FolDrejt/