Komuna e Prishtinës edhe zyrtarisht e ka hapur tenderin e njërës prej projekteve më të mëdha kapitale, rrugës A.
Kjo rrugë do të lidhë së bashku tri lagje, Lagjen e Spitalit, Kalabrinë dhe Matin.
Komuna për pjesën e parë të projektit i ka ndarë 9.5 milionë euro.
Burimet e Klankosova.tv brenda komunës së Prishtinës, thanë se ndërtimi do të fillojë sapo të përzgjidhet kompania fituese e cila do t’i kryejë punimet.
Rruga është paraparë që të jetë me gjashtë korsi, tre në vajtje dhe tre në ardhje.
Sipas projektit, bashkë me rrugën pritet të ndërtohet edhe kolektori i ujërave të zeza nga Mati në lagjen Kalabria.
Rruga A ishte paraparë të ndërtohej në vitin 2019-të por ishte shtyrë për shkak të ndryshimit të qeverive dhe problemeve të çështjeve pronësore.
Komuna e Prishtinës ditëve në vazhdim do të jap më shumë detaje lidhur me këtë projekt, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq para tre muaj, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e kishte prezantuar projektin se si do të dukej kjo rrugë/Klankosova.tv/