Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se nga nesër do të hapet thirrja për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve, si dhe ndërrimit të driitareve e dyerve të jashtme, transmeton Fol Drejt.
Ky subvencionim do të ofrojë prej 45%, deri në 5500 euro.
“Që nga nesër qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro.
Tejet e lumtur që po lancojmë skemën e parë të institucioneve të Republikës së Kosovës për efiçencën e energjisë për sektorin rezidencial, e implementuar nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё dhe e mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian European Union in Kosovo.
Falemnderit bordit dhe menaxhmentit të fondit, antarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë partnerëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre. 🇽🇰🇪🇺
‼️ Aplikimi do të bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/”, ka thënë ministrja Rizvanolli.