Personi i akuzuar për kryerjen e sulmit masiv të prillit të kaluar në një tren metroje në New York u shpall fajtor mbrëmë në gjykatën federale të Brooklynit për akuzat për terrorizëm.
Frank James, i cili hapi zjarr në trenin e mbushur me njerëz, duke plagosur 10 persona, tha se “qëllimi im ishte që t’u shkaktoja lëndime të rënda trupore njerëzve në tren”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
James, 63-vjeç, u shpall fajtor për 10 akuza për kryerjen e sulmit terrorist apo dhunë kundër një automjeti të transportit publik që mbante pasagjerë dhe punonjës, nga një akuzë për çdo viktimë me armë zjarri.
Sipas dokumenteve të gjykatës, James përdori një pistoletë Glock 17 të cilën e bleu ligjërisht në Ohio, me të cilën kreu të shtënat masive në trenin N në Brooklyn, New York.
Sulmuesi i maskuar hodhi granata tymuese përpara se të hapte zjarr në tren. Ai u arrestua më 13 prill, ndërsa pritet të dalë në gjyq në fund të shkurtit, ku do të përballet me dënim maksimal me burgim të përjetshëm./FolDrejt/