Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e Betejës së Morinës, për të cilën ka thënë se shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare të Zonës së Dukagjinit, transmeton Fol Drejt.
Sipas Haradinajt, atë ditë ranë në altarin e lirisë djemtë më të zotë të UÇK-së.
”25 vjet më parë, Beteja e Morinës shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit. Atë ditë ranë në altarin e lirisë djemtë më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e tyre ishte goditje e madhe për rrjedhën e luftës, por ata u bënë frymëzim për mijëra ushtarë të tjerë për t’ju bashkuar radhëve të UÇK-së.
Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës!
Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm!”, ka thënë Haradinaj./FolDrejt/