Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngritur lart demonstratën e vitit 1981, me rastin e 42-vjetorit të saj, transmeton Fol Drejt.
Me anë të një postimi në facebook, Haradinaj e ka cilësuar 11 marsin si demonstratën më të fuqishme, që sipas tij do të pasonte në kryengritje gjithëpopullore.
“42 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri. 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të pasonte në kryengritje gjithë popullore.”, ka shkruar Haradinaj.
“Që nga ajo kohë e deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirënjohës përjetë!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/