Siç njofton kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është mbajtur mbledhje e rregullt në këtë parti, në të cilën është diskutuar për situatën e sigurisë në vend, procesin e dialogut, krizën ekonomike dhe energjetike.
“Aleanca qëndron fuqishëm në pozicionin e saj në mbrojtje të interesave nacionale dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, është shprehur Haradinaj përmes njoftimit për këtë mbledhje në facebook.
“Gjithashtu, dëgjuam raportet organizative për gjendjen e degëve dhe mobilizimin e strukturave të Aleancës anembanë vendit.
Në kuadër të riorganizimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, sot kemi emëruar z. Kushtrim Xhemaili, zëdhënës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kushtrimi ka mbaruar fakultetin ekonomik, dhe është pjesë e DIMP që nga viti 2020, si dhe në mbështetje të Grupit Parlamentar të AAK-së.
Kryesia e AAK-së, ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të javës së fundit në Kosovë, me dëshirën që tragjedi të tilla të mos i përjetojmë më”, bën të ditur tutje Haradinaj./FolDrejt/