Pas vendimit të qeverisë Kurti për ta shfuqizuar vendimin e ish-qeverisë së Haradinajt, që në mandatin e tij qeverisës kishte rritur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka reaguar vetë Haradinaj, i cili e ka kritikuar kryeministrin Kurti se po e shkatërron drejtësinë.
“Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë.
Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit.
Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.
Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!”, është shprehur ai tutje./FolDrejt/