Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se mënyra se si është sjellë Albin Kurti me partnerin e tij të koalicionit, LDK-në është jashtë çdo logjike që mund ta bëjë një kryeministër.
Në një intervistë për T7, lideri i AAK-së ka thënë se e tëra që kërkon Kurti është nënshtrim dhe diktat.
“Edhe gjatë negocimit për koalicion, është parë se zoti Kurti dëshiron vetëm diktat dhe nënshtrim. Me shkarku nivelin me tyë lartë politik, me e shkarku njeriun e parë pas Isa Mustafës edhe me një sms me e njoftu, këtë nuk bën asnjë kryeministër në botë”, ka thënë Haradinaj.
Këtë veprim Haradinaj nuk e ka quajtur fuqi të një kryeministrit.
“Nuk është fuqi kur rrëzohesh vet, por kur e rrëzon tjetër, unë kam shkarku disa ministra por vet nuk jam rrëzuar”, ka thënë Haradinaj në Frontal.