Gjatë ditës së sotme, masakra e Srebrenicës është përkujtuar edhe nga Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pashlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia, transmeton Fol Drejt.
“Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre”, shkroi ndër të tjera kreu i AAK-së./FolDrejt/