Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në SHBA, bëri sot nderime pranë varrit të Bob Dole.
Bashkë me Haradinajn ishte edhe vajza e senatorit Dole, Robin Dole dhe mikut të tij Jim Xhema, transmeton Fol Drejt.
“Bobe Dole ishte me ne që nga vitet e hershme të 90-ta, duke qenë përherë zë i fuqishëm në vërtetimin prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik. Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë, ishte vendimtare dhe shpresa për suksesin e përpjekjeve tona për liri.”, ka thënë Haradinaj në një postim në facebook.
“Vëllezërit e motrat tona në ShBA janë frymëzim për secilën gjeneratë, se si duhet e punohet për kombin nga secili cep i botës. Kontributi i tyre për çështjen shqiptare, Kosovën në veçanti, është i pazëvendësueshëm dhe meriton mirënjohjen dhe konsideratën tonë të përhershme.”, ka shtuar ai tutje./FolDrejt/