Në lidhje me zhvillimet e fundit në vend ka reaguar edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në një postim në profilin e tij në facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se partia e tij sot kanë diskutuar gjendjen e pashpresë të vendit e që sipas tij kërkon zgjidhje, transmeton Fol Drejt.
Sipas Haradinajt çdo vendim që po merr kjo qeveri është i orientuar kundër interesave të qytetarëve, duke marrë si shembull kryesor mosprocedimin e pagave të rreth 20 mijë mësimdhënësve.
Krejt në fund, Haradinaj ka bërë me dije se kryesia e partisë që ai udhëheq do të mblidhet edhe nesër, për të diskutuar zgjidhjet e duhura e që përfshihen në planin qeverisës të Aleancës./FolDrejt/
Postimi i Haradinajt:
Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot.
Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat.
Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente.
Në këtë frymë sot kishim një diskutim pune për dështimet e kësaj qeverie, dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të Aleancës, të cilin do ta diskutojmë nesër në Kryesinë e partisë.