Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut, duke thënë se kjo deklaratë ishte përpjekje e shqiptarëve për liri, transmeton Fol Drejt.
“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.
Atë ditë, 111 delegatë edhe pse në kushte shtetrrethimi, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi. Ata do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur.”, ka thënë Haradinaj.
“Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vjet më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, ka shtuar më tej./FolDrejt/