I pari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj sulmit në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë, shkruan FOl Drejt.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se e dënon ashpër këtë sulm:
“Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë.
Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri.”/FolDrejt/