Politikanë dhe personalitete nga Kosova, janë solidarizuar me popullin ukrainas.
Në radhë me ta është rreshtuar edhe i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili e ka dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, transmeton Fol Drejt.
“Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë” – ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë. Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë. Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës” – ka përfunduar ai.