Ramush Haradinaj ka treguar pse e la takimin e thirrur nga Kryeminstri Albin Kurti me krerët e partive opozitare, para kohe, raporton Fol Drejt.
Kreytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan në Facebook se Kurti në takim mbante ligjërata dhe nuk u sqaroi opozitarëve se pse ka prishur raportet me Amerikën.
“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë” ka shkruar Haradinaj në Facebook./FolDrejt/