Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ftuar prokurorinë t’i hetojë faturat e energjisë, të cilat ai i ka cilësuar si të fyrra, transmeton Fol Drejt.
“Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje” – ka shkruar Haradinaj ndër të tjera, duke e thumbuar në këtë rast edhe kryeministrin.
Haradinaj këtë thirrje e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook:
“Ftoj Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë
Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje.
A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.
Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.
Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur.”/FolDrejt/