Është një entuziazëm i shumicës së të rinjve kosovarë, që së fundi të udhëtojnë pa viza në BE. Por kjo e drejtë u është shmangur banorëve të Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj tregohet optimist se së shpejti mund të ndryshojë gjithçka.
“Unë mendoj se këtë vit fitojmë liberalizimin e vizave,” tha Haradinaj përballë gazetarit austriak të Die Presse, informon foldrejt.com.
Megjithatë BE shfaq skepticizëm të politika e liberalizimit të vizave, bile shtete si Hollanda kërkojnë që edhe Shqipërisë ti vendoset regjimi i vizave.
“Kosova është një rast krejt tjetër nga Shqipëria,” vijoi Haradinaj. “Unë e kam takuar kryeministrin hollandez Mark Rutte në Nju Jork. Mendoj se Hollanda nuk do bllokojë Kosovën.” Kështu shpreson ai edhe në rastin e Francës, kurse Gjermania prej kohësh ka qenë pro liberalizimit dhe kjo u konfirmua gjatë takimit në Berlin 29 prill.
Në fund Haradinaj ka mbështetur tarifën 100 përqind për produktet serbe, duke shtuar se të njëjtën gjë ka vepruar Serbia me Kosovën prej 20 vitesh./Foldrejt.com