Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAI), Ramush Haradinaj duke komentuar masat e reja për të hyrë në Kosovë, ka thënë se ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina, është vendim arbitrar dhe i dëmshëm.
Këtë reagim ai e ka bërë nëpërmjet Facebook-ut:
“Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje.
Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.
Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër!”/FolDrejt/