Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me komunikatë për media. pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj ka specifkuar si kërkesë të tij ndaj Kurtit që dialogu t’i kalohet presidentit amerikan, Joe Biden, transmeton Fol Drejt.
”Ne të gjithë duhet të punojmë që të mos dështojë Kosova. AAK edhe në të kaluarën s’ka qëndruar indiferente, asnjëherë s’ka qenë”.
”Për interesa nacionale të shtetit, nuk presim edhe me na ftu, ne kemi qenë aktivë. Ne kemi pasë komunikim të vazhdueshëm. I kemi prezantu kryeminitrit Albin Kurti, se nëse ai do të ecë përpara në koordinim me ne, nuk kërkojmë rol në dialog, por asnjëherë s’do të hezitojmë me ndihmu Kosovën në një temë në përballjen me Serbinë”.
”Ia kam tërheq vërejtjen [Albin] Kurtit në këtë rast, për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një. Dhe ia thash kryeministrit [Albin] Kurti, që Bashkimi Europian e ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat politike gjeostrategjike kanë ndryshu, dhe Bashkimi Europian nuk më është neutral, është në luftë me Rusinë, njëjtë sikurse e gjithë bota e përparuar”.
”Dhe tash është koha që edhe [Albin] Kurti me kërku zyrartisht, që platformën e dialogut me kalu tek presidentiti i Amerikës, tek zotri [Joe] Biden, sepse në këtë mënyrë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes, por edhe garanca në implementim”./FolDrejt/