Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit politik të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, i cili iu drejtua kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, me fjalët se pse vazhdon të ankohet se Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg pa dhënë përgjigje dhe pse Serbia nuk e ka vrarë atë, por vllezërit e tij.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, publikoi një fotografi me Avdyl Mushkolajn, kryetar i organizatës së veteranëve të UÇK-së për Rajonin e Dukagjinit, me mbishkrimin “Të fala nga ne të gjallët!”.