Në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë që partia e tij është kundër shpalljes së zgjedhjeve dhe se përkrah idenë e formimit të një qeverie të re të votuar nga parlamenti ekzistues.
Thaci po mban konsultim me përfaqësuesit e partive politike në vend. Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk dëshiron që të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet.
“Nuk jemi për shpërbërjen e parlamentit. Kemi mbajtur zgjedhje që janë pranuar nga të gjithë. Ky parlament është legjitim. Ky parlament e ka obligim me ia kthy vendit një Qeveri me mandat të plotë”, ka thënë Haradinaj.
“Ne përkrahim krijimin e një Qeverie në kuadër të këtij parlamenti dhe përkrahim angazhimin e të gjithëve për situatën e krijuar”, është shprehur kreu i AAK’së.