Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës së Italisë.
Siç njofton Haradinaj, ai ka falenderuar ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, të cilin e uroi për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm.
“Me ftesë të Ambasadës së Italisë në Kosovë, mora pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës. Me këtë rast, ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm.
Gjithashtu, shpreha mirënjohje të veçantë për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR.
Urime Dita e Republikës, Itali!”, ka bërë të ditur Haradinaj./FolDrejt/