Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot z. Keisuke Yamanaka, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë.
Siç njofton vetë Haradinaj, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.
Haradinaj bëri të ditur se në takim pranoi edhe ftesën e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, për të shënuar ditëlindjen e Perandorit, më 23 shkurt.
Duke vlerësuar mbështetjen e Japonisë në rrafshin ekonomik dhe politik, Haradinaj shprehu mirënjohjen ndaj shtetit japonez për përkrahjen e dhënë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit./FolDrejt/