Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur takimin e sekretarit amerikan Anthony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në ShBA.
Përmes postimeve në Twitter ai ka treguar se e ka mirëpritur edhe mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e MCC-së, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj ka theksuar se ka ardhur koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e SHBA-së.
“E mirëpres mbështetjen e Amerikës për Kosovën me foLKndet e MCC-së dhe takimin e delegacionit shtetëror me Sekretarin Blinken. Amerika ka treguar edhe një herë lidership të vërtetë për të na mbështetur ekonomikisht dhe në dialog. Është koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj./FolDrejt/