Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po konsideron që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me veprimet e fundit, është rrethuar, ndaj i duhet ta çajë atë, shkruan Fol Drejt.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të rris pagat e të investoj në projekte.
“Kryeministër, dil nga rrethimi! Rriti pagat me ligj; Investo në gazsjellës; Ndërto një termocentral me qymyr; Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos; Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë; Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët; dhe Ktheje shpresën se e ke mundësinë”, ka shkruar Haradinaj./FolDrejt/