Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 74-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duke e konsideruar si një prej veprave më madhështore të njerëzimit.
Haradinaj ka thënë se gratë dhe burrat që luftuan dhe luftojnë për të drejtat e njeriut janë ndërgjegja e popujve.
Haradinaj ka kujtuar edhe historinë e Kosovës, duke konsideruar se është ndërtuar nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut, shkelje këto që sipas tij i ka dënuar NATO dhe SHBA.
“Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut, padrejtësi të cilat do të mbeten në histori sa të ekzistojë njerëzimi. Këto padrejtësi na kujtojnë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë ShBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptarëve. Janë ata të cilët u kujdesën që këtë deklaratë ne sot ta mishërojmë në Kushtetutë”, është shprehur Haradinaj./FolDrejt/