I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit nga zyrtarëve policorë në Veri të vendit.
Ai ka thënë se ky duhet të jetë një alarm për të gjithë, transmeton Fol Drejt.
Reagimin e tij Haradinaj e bëri në profilin në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.
Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin.
Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”./FolDrejt/