Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani për situatën e krijuar në vend.
Haradinaj për këtë foli në seancën e Kuvendit të Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se Kosova nuk guxon të bëj eksperimente por duhet patjetër të bisedoj vetëm me aleatin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mashtrimi nuk kalon. Para 2 vjetësh i kam kërkuar Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, shkoni në Washington merruni vesh, arrini marrëveshjen dhe të zbatohet. Nuk guxojmë me bo eksperimente tjera në dëm tonin pos me u marr vesh me Amerikën”, tha ai./FolDrejt/