Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosmiratimin e Ligjit për Paga, duke thënë se shkaku i kësaj, zjarrfikësit janë dëmtuar me 412,682 euro.
“Përpos mungesës së stafit, që vërehet më së shumti tani gjatë sezonit veror, nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave, ky sektor është dëmtuar mbi 400 mijë euro. Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430€, e me ligj planifikohej të ngritej në 736€, shto kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit. Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben për shtetin tonë, që rrezikon jetën çdo ditë, për të mbrojtur qytetarët”, u shpreh deputeti, në një postim në Facebook. /FolDrejt/