Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar deputetët dhe kryetarët e kësaj partie me të cilët ka diskutuar dinamikat buxhetore në nivel qendror.
Ai tha se AAK është duke i parë me shqetësim, sipas tij, dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë Kurti, e në veçanti dështimet që vendit t’i ofrojnë investime kapitale apo pako zhvillimore, e që sipas Haradinajt, që ka shkaktuar situatë të rëndë ekonomike e sociale.
“Me vetëm 7% rritje reale ekonomike, kryesisht falë remitencave, me deficitin tregtar mbi 3 miliardë euro, rritjen enorme të çmimeve, kjo qeveri nuk sjellë asnjë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Haradinaj lavoi komunat që udhëhiqen nga AAK, ku sipas tij, gjatë 100 ditëshit të parë të udhëheqjes, ato kanë treguar dinamizëm të lartë në qeverisje e janë shembull në nivel vendi.
Tutje, i pari i AAK-së tha se Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të ndryshoj dhe të përshtatet me kushtet e reja makroekonomike, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe të fillojë rishikimin e buxhetit.
“Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të fillojë rishikimin e buxhetit, duke ridestinuar mjetet që nuk do të mund të realizohen, përfshirë dhe për Ligjin e Pagave, e jo të keqpërdoret buxheti për qëllime populiste e elektorale”, ka shkruar Haradinaj,.