Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rikthimin në prodhim të Bllokut B, duke thënë se lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”.
Haradinaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok, njofton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
“Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B! Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok”, ka shkruar Haradinaj.
“Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur… Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerika”, shtoi Haradinaj.
“Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”.