Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 15-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Kosovare – Turke, transmeton Fol Drejt.
Me rastin e pjesëmarrjes në këtë ngjarje, Haradinaj ka përgëzuar avancimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Turqi.
“Me ftesë të z. Abdurrahman Balkiz, në eventin e organizuar në shënim të 15 – vjetorit të themelimit të Odës Tregtare Kosovare – Turke.
Gjatë bashkëbisedimit që kisha me z. Balkiz dhe kolegët e tij, shfrytëzova rastin që t’i përgëzoj për përkushtimin e treguar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë.”, është shprehur Haradinaj në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/