Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Turqisë, me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Haradinaj njoftoi për këtë përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, me dëshirën për prosperitet dhe paqe për popullin dhe shtetin turk. Jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, u shpreh Haradinaj./FolDrejt/