Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në Gjermani.
Gjatë kësaj vizite, Haradinaj ka vizituar bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë atje, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj ka thënë se ka folur mbi rëndësinë që mërgata ta shohë edhe Kosovën si një vend mund të investojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre ngjajshëm si në Gjermani.
“Vizitën time në Gjermani e nisa me bashkatdhetarë të suksesshëm në fushën e biznesit. Bashkë me kolegë nga Aleanca, fillimisht vizituam Gazmend Berishën, i cili na njoftoi nga afër me veprimtarinë e tij biznesore që ushtron në qytetin e Mynihut. Në vizitë tek afaristët Ilir Sinani, Xhevat Ndrecaj, Afrim Bytyqi dhe Driton Tahiri, fola për rëndësinë që mërgata jonë ta shohë edhe Kosovën si vend ku mund të investojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre ngjajshëm si në Gjermani.
Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit, janë edhe partnerët tanë në zhvillim, sepse Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën.”, u shpreh Haradinaj në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/