Kryeministri Ramush Haradianj po përpiqet të zbehë shqetësimin lidhur me ikjen e të rinjve nga Kosova drejt vendeve të BE-së.
Përvojën e punës që do ta fitojnë atje, ai e quan “shkollë të jetës”, e madje e ka falënderuar Gjermaninë që po jep viza pune për t’i aftësuar të rinjtë.
Ai më tutje ka treguar se në saje të përvojës që e ka bërë në Zvicër, nesër nuk do të mbetet i papunë, pasi “di të vendosë izolime kulmesh, e madje di të montojë edhe dyer e dritare”.
“Nuk e di pse duhet me marrë tragjike këtë punën e shkuarjes në Gjermani për punësim. Unë mendoj që edhe kjo është një shkollë e jetës. Falënderoj Gjermaninë për vizat e punës dhe mendoj që kjo është një mënyrë e aftësimit. Nëse një i ri kosovar shkon me punu në një fabrikë, ai aty e mëson sistemin e punës”. “Unë vetë kam mësu zanat në Zvicër. Edhe sot e kësaj dite di me vendosë izolim të kulmeve, di me vendosë dyer e dritare, di me punu me kulme; pra me mbetë pa punë e gjej një punë”.
Këto komente Haradinaj i bëri në saje të Konferencës “Arsimi profesional dhe orientimi profesional si politikë ekonomike” e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare.