Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kreu dhe deputeti nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 4-vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në facebook, Haradinaj ka thënë se ndihet krenar që pati mundësinë ta vendosë një gur në themelin e kësaj ushtrie.
“Në katër vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra!”, duke e bashkëngjitur një video në rastin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës./FolDrejt/