Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar sot bashkëbisedimin e tij me qytetarë të Ferizajt.
Haradinaj ka thënë se në rrethana krize ekonomike si kjo, konsultimi me popullin është i domosdoshëm.
“Në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm. Në këtë frymë ishte edhe bashkëbisedimi i sotëm me qytetarët e Ferizaj”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka shtuar se procesi i dialogut ka marrë shumë kohë dhe tani është momenti që të mbyllet ky proces.
“U dakorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve”.
“Diskutuam edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale. Jemi më të fortë kur jemi bashkë”, ka përfunduar Haradinaj.