Ramush Haradinaj e ka përkujtuar sot Agim Ramadanin.
Haradinaj ndër të tjera tha se ai ishte luftëtar, artist e shkrimtar, transmeton Fol Drejt.
Sot është 23 vjetori i rënies heroike të Agim Ramadanit. Për këtë i pari i AAK-së shkroi në Facebook, duke u shprehur:
“Agim Ramadani ishte luftëtar, ishte artist e shkrimtar, që Kosovës ia kushtoi tërë kapacitetin e tij njerëzor e intelektual, e në fund ia fali dhe jetën.
Kujtojmë sot trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që krahas komandant Katanës do të kujtohen përherë si Heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Arben Jusufi, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.
Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Lavdi!”/FolDrejt/