Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit.
“Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, si dhe gjithmonë kemi festuar bashkë festat fetare.
Në prag të festës së Kurban Bajramit, u përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava si dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që jetojnë!
Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit!”, është shprehur Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/