Me rastin e 24-vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftetarëve, krei i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Skenderaj, në Kompleksin Memorial, për të bërë homazhe në nderim të tyre.
“14 dhjetori, ishte ndër ditët më të dhimbshme të luftës çlirimtare. Teksa sot bëjmë nderim te varret e Mujës dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, ndjehemi krenarë që i kishim bashkëluftëtarë, ndjehemi krenarë sepse pikërisht në ditën e rënies së tyre, themeluam Ushtrinë e Kosovës.
Me këngën e tij, Mujë Krasniqi përçoi porosinë e të parëve tanë për Atdheun e lirë. Por me këngë edhe ju printe betejave e u jepte zemër, shpresë e besim për fitore luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj.
“Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve”, ka shtuar ai tutje./FolDrejt/