Kryeministri Ramush Haradinaj pret sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe delegacionin shqiptaro-amerikan.
Takimi mbahet në orën 10:00 në Qeveri.
Ndryshe, ditë më parë , shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj kishte thënë se ndjehet i nderuar që përfaqëson dhe është në shërbim të komunitetin shqiptaro-amerikan në Këshillin Bashkiak të New Yorkut.
Po ashtu, Gjonaj në intervistë, ka përmendur faktin se komuniteti shqiptaro-amerikan, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm, duke nxitur dialogun me udhëheqësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj, në çështje të reformave në drejtësi, sundimin e ligjit, integrimit në BE, stabilitetit rajonal dhe të tjera.