Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur këtë të martë në takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, i cili aktualisht po qëndron në Kosovë, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim Haradinaj theksoi se ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij opozitare për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Fol Drejt.
“Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjithashtu, Haradinaj tha se Lajçakun e ka falënderuar për angazhimin e tij dhe të BE-së në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën./FolDrejt/