I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Suharekë, ku ka zhvilluar bashkëbisedim me qytetarët e kësaj komune.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, në facebook, teksa ka akuzuar pushtetin se po fshihen nga qytetarët.
“Përderisa pushtetarët po fshihen nga qytetarët, kam vazhduar sot ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë, kësaj radhe në Suharekë” – ka shkruar Haradinaj.
Ai ka treguar se temë bisede ishin dialogu dhe roli që ka Amerika në të, ndërkohë që ka shprehur shqetësim për mënyrën se si po i qaset qeveria krizës ekonomike në vend.
“Dobësimi dhe varfërimi i mjekëve, mësimdhënësve, policëve e zyrtarëve të tjerë të shtetit, shkakton dobësimin e sistemit shëndetësor, arsimor, atij të sigurisë dhe shtetit në tërësi.” – ka shtuar ai./FolDrejt/